Under 21/ Franca dhe Anglia kualifikohen, Gjermania zhgënjen sërish

  • Zvicëra me tre shqiptarë në fushë (Portieri Saipi, Imeri, Jashari) tentoi përmbysjen e madhe ndaj Italisë. Imeri goli i dytë në Europian.

Grupi C dhe ai D zhvilluan sot ndeshjet e dyta të Under 21 të Euro 2023 që po luhet në Gjeorgji dhe Rumani.

Në 18:00 u takuan për Grupin C në Gjeorgji; Republika Çeke-Gjermani 2-1 dhe Angli- Izrael 2-0. Gjithashtu në këtë orë në Rumani u përballen Zvicëra me Italinë 2-3.

Për Zvicrën U21 Kastiot Imeri realizoi një supergol në 47′. Ky ishte goli i 9-të i 22 vjeçarit në 15 prezenca teksa ka dhënë dhe 5 asiste.

Në mbrëmje sfida e fundit e ditës, Norvegji- Francë 0-1.

Ndërkaq pas këtyre ndeshjeve me fitoret respektive u kualifikuan për në çerekfinale Anglia në Grupin C dhe Franca në atë D.

Euro Under 21 sot:

Grupi C:

Republika Çeke-Gjermani 2-1

Angli- Izrael 2-0

Grupi D:

Zvicër – Itali 2-3

Norvegji- Francë 0-1/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!