Merkato në dalje, mësoni formacionin ‘Tip’

  • Klube të caktuara largojnë futollistë cilësorë, shumë prej tyre ndrrojnë skuadër brenda vendit, të tjerë në ‘arrati’

Me 4 skuadrat e Abissnet Superiore (Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia) në minifazë përgatitore për ndeshjet e korrikut në kompeticionet e UEFA-s, merkatoja e verës po vertitet te emra të njohur dhe pak të njohur të arenës futbollistike.

Ndonëse janë afruar disa emra spikatës si Eros Grezda, Adnard Mehmeti (Partizani), Obanor, Doka, Latifi, Selmani, Mici (Tirana), Aleksi (Egnatia) Eslit Sala, Darko Dodev (Vllaznia), Ronald Sobovale (Laçi), Marko Alija (Skënderbeu), Albion Marku, Behiratçe, Rustem Hoxha, (Dinamo), ajo që përbën anën ndryshe janë futbollistët e larguar.

Sportiim.al evidenton formacionin ideal të futbollistëvë të larguar deri tani nga skuadrat e Superiores.

Formacioni ‘Tip’ i largimëve:

Portier; Visar Bekaj (Tirana)

Mbrojtës: Erdenis Gurishta (Vllaznia) Zhozelin Behiratçe (Tirana), Rudolf Turkaj (Laçi), Edison Ndreca (Kukësi).

Mesfushë: Albano Aleksi (Tirana), Gjelbrim Taipi (Kukësi), Sherif Kallaku (Teuta), Fjoart Jonuzi (Vllaznia).

Sulm: Kaina Njunjesh (Vllaznia), Ildi Gruda (Teuta)

Trajner: Xhovani Kolela (Partizani)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!