Gjenerata deri në 21 vjeç, 10 më të shtrenjët në histori

Futboll, merkato më e konsiderueshme ndër vite për të rinjtë:

Xhud Belingam që prej datës 12 qershor është zyrtarisht lojtar i Real Madridit, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 6-të vjeçare.

Talenti anglez u largua nga Dortmundi pas një periudhe trevjeçare teksa klubi gjerman e pati gjithnjë në qendër të vëmendjes derisa e shiti te ‘Los Blancos’.

Për ta rrëmbyer 20-vjeçarin, Florentino Perez nxori nga arkat e klubit rreth 111 milionë dollarë.

Megjithatë lista e dhjetë transfertave më të shtrenjta të moshës deri në 21 vjeç e rendit Belingam në vendin e katërt.

Gjëja mbresëlënëse është se në top dhjetëshe, tre prej transferimeve kanë të bëjnë me lojtarë që kanë luajtur te Dortmund, i cili me shitjet e tyre ka përvetësuar rreth 350 milionë dollarë.

Dhjetë të parët deri në 21 vjeç me transferimet më të shtrenjta:

  1. Kilian Mbape: nga Monako në PSG për 194.5 milionë dollarë.
  2. Ousmane Dembele: nga Dortmundi te Barcelona me 146 milionë dollarë.
  3. Zhoao Feliks: nga Benfika te Atletiko Madrid për 137.5 milionë dollarë.
  4. Xhud Belingam: nga Dortmundi te Real Madrid për 111.3 milionë dollarë.
  5. Nejmar: nga Santos te Barcelona me 95 milionë dollarë.
  6. Matias De Ligt: nga Ajaks te Juventus për 92.4 milionë dollarë.
  7. Xhejdon Sanço : nga Dortmundi te Mançester Junajtid për 91.9 milionë dollarë.
  8. Uesli Fofana: nga Leiçester te Çelsi për 87 milionë dollarë.
  9. Kai Havertz: nga Leverkusen te Çelsi për 86.5 milionë dollarë.
  10. Viktor Oshimen: nga Lilë te Napoli për 81 milionë dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!