PSG shet Mbapenë për 200 milion, Reali ofron 120

PSG ka vendosur çmimin për Kilian Mbape. Siç raporton El Chiringuito TV, francezët kanë bërë të ditur se janë të gatshëm ta shesin vetëm për 200 milionë euro. Real Madrid për momentin është ndalur në 120 dhe për këtë arsye është larg kërkesave të klubit të Naser Al-Kelaifit.

Mançester Junajtid nuk heq dorë nga Herri Kejn. Në Britani raportohet se klubi i ka kërkuar 30 vjeçarit të Totenhem që të bëjë një kërkesë për transferim ose të shprehë dëshirën e tij për t’u larguar nëse ai vërtet dëshiron t’i bashkohet Djajëve të Kuq këtë verë.

Edin Xheko i bashkohet Fenerbahçes falas. Boshnjaku largohet nga Interi, kontrata e tij skadon në fund të muajit aktual.

Pas Arsenalit në luftë për sherbimet e Deklan Rais (Uest Hem) vihet dhe Siti. Madje “Qytetarët” po bejne gati një ofertë zyrtare.

PSG synon të aktivizojë klauzolën e kthimit të yllit holandez Xavi Simons prej një shume që shkon në 6 milionë euro.

Holandezi ka në dispozicion fjalën e fundit dhe gjithçka do të varet se për sa kohë do të jetë i impenjuar në Paris.

Marokeni i Fiores Amrabat ka avancuar tratativat me Atletiko Madrid. Palët janë në fazë detajesh.

Naço zgjat kontratën me Real Madrid. Mbrojtësi ka rinovuar edhe për 1 tjetër sezon me skuadrën e Realit dhe do të jetë pjesë e galaktikeve deri në vitin 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!