Euro ‘Under 21’/ Spanja dhe Ukraina në çerekfinale, eleminohen Rumania e Kroacia

U luajtën sot ndeshjet e dyta në Grupet A dhe B të UEFA Under 21, europiani që po zhvillohet në Gjeorgji dhe Rumani.

Në Grupin A, Gjeorgjia befasoi sërish duke barazuar me Belgjikën 2-2 në një takim që ishte poshtë dy golave. Po në këtë grup Holanda barazoi 1-1 me Portugalinë.

Ndërkohë njëra sfidë e Grupit B u luajt në 18:00 sikundër dhe dy takimet e Grupit A. Ajo i takoi ndeshjes Rumani- Ukrainë me skuadrën e Ruslan Rotan që fitoi 0-1 me një autogol të minutës së 89′.

Ndërkaq ndeshja e mbrëmjes i takoi duelit Spanjë-Kroaci. Iberikët shënuan që në minutën e 1′ me Abel Ruiz duke u shfaqur të sigurtë në këtë europian e mbyllur llogaritë me kualifikimin për në çerekfinale. Sikundër dhe Ukraina.

Sot: Under 21

Grupi A

Gjeorgji- Belgjikë 2-2

Holandë- Portugali 1-1

Grupi B:

Rumani- Ukrainë 0-1

Spanjë- Kroaci 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!