Skuka huazohet te Maribor

Nga Partizani te Metz në Ligën e dytë franceze për hapin e madh. Por sot Xhuliano Skuka pasi nuk pa “dritë” në Francë, kaloi te Maribor në Slloveni aty ku Metz e ka huazuar për një edicion.

Madje në tavolinë dhe opsioni i blerjes së kartonit.

Sakaq 24 vjeçari në gjysmën e sezonit te Metz nuk arriti të mbushë 90′ në total. Ish sulmuesi i Korabit, Dinamos dhe Partizanit shpesh ndoqi skuadrën nga tribuna duke u aktivizuar me pikatore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!