Horge Martin, ‘Çmimi i Madh’ në Gjermani

Horge Martin me Ducati Pramac, fitoi Çmimin e Madh të Gjermanisë, raundin e 7-të të sezonit MotoGp.
Spanjolli, i cili kishte fituar dje garën e sprintit, i parapriu liderit të Kampionatit Botëror, Françesko Banjaia.
I treti ishte francezi Johan Zarko, Ducati Pramac. Dy Ducati të tjerë (VR46), në vendin e pestë dhe të gjashtë, me Marko Bexeki dhe Luka Marini. Xhek Miler me Ktm, përfundoi i gjashti ndërsa piloti tjetër i skuderisë austriake, Bred Binder, u rrëzua në xhiron e 19-të ndërsa ishte i treti.
Në garë nuk mori pjesë Mark Markez (Honda), i cili u tërhoq pas një përplasjeje në nxehmje.
Pas 7 garave, Botërori 2023 kryesohet Françesko Banjaja me 160 pikë i ndjekur nga Horge Martin me 144-ër./ Sportiim.al/