Çmimi i Madh i Holandës fitohet nga Banjaja

  • Peko Banjaja arrin triumfin në Asen, ndërsa forcon lidershipin e tij në Kampionatin Botëror të MotoGP 2023

Piloti italian i Dukatit, Francesko Banjaja fiton Çmimin e Madh të Holandës në MotoGP. Në vendin e dytë u rendit piloti italian i Dukatit, Marko Bezeki ndërsa në podium si i tretë u ngjit dhe Aleks Espargaro me Aprila.

Ndërkaq vijon të zhgënjejë piloti francez i Yamaha-s Fabio Kuartararo. Sot u rrëzua duke dalë pa asnjë pikë nga kjo pistë.

Pas kësaj gare italiani i Dukatit ka 35 pikë më shumë se Horge Martin duke pritur aktin e radhës që do të zhvillohet në Britani të Madhe në pisten e Silverstone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!