Skuadra në Europë, shkarkohet Montela

Lajmi dukej se do të vinte më shpejt por në mbrëmjen e kaluar ai u bë zyrtar nga klubi turk. Aventura e Vinçenzo Montela-s (nga shtatori 2021) si trajner i Adana Demirspor-it ka përfunduar.

Këtë e ka bërë të ditur klubi i ligës së lartë turke përmes një letre urimi të shpërndarë në kanalet e saj.

Në fakt Adanaspor, ia doli të mbyllë në vend të 4 duke kapur biletën për të luajtur në Conference League por ky fakt nuk ka mjaftuar për “aeroplanin” italian. Skuadra u rendit pas tre gjigandëve të Stambollit si Gallatasaraji, Fenerbahçe dhe Beshiktash.

Më herët Montela (48) ka drejtuar klube me peshë si Fiorentina, Milan, Roma, Sevilja./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!