Berluskoni ndërron jetë, Saki i tronditur, përlotet

Shurja sot nga jeta e Silvio Berluskonit në moshën 86 vjeçare ka rrëmbyer gjithë vëmendjen globale. Ish Kryeministri i Italisë në 3 mandate por mbi të gjitha ish presidenti i Milanit të lavdishëm por dhe Monzës, nuk i’a ka dalë të fitojë betejën e fundit, atë me leuceminë.

Në fakt problemet me shëndetin njeriu i madh i jetës publike, sportive dhe mediatike ka kohë që i ishin shtuar. Jo shumë larg ai ishte shtruar në spitalin “San Raffaele” në Milano për t’u kthyer së fundi sërish te bluzat e bardha. Këtë radhë me vendimin fatal…

Ndërkohë e gjithë bota sportive ka lëshuar mesazhe ngushëllimi apo deklarata që e kanë lidhur atë me shumë prej tyre.

Natyrisht Arrigo Saki, trajneri legjendar i Milnait e ka përjetuar mjaft keq lajmin. Sportmediaset raporton bisedën që Saki i madh ka zhvilluar me agjensinë ANSA.

“Jam i sëmurë, pavarësisht gjithçkaje, nuk e prisja”. Periudha të gjata heshtjeje, Saki nuk e përballon dot dhimbjen për vdekjen e mikut të tij të shkëlqyer, të cilit i detyrohet gjithçka. “Silvio Berluskoni ishte një njeri bujar – shton ish-trajneri i Milanit që fitoi gjithçka – ai u përpoq të ndryshonte këtë vend të vështirë, të përbërë nga individualistë”, ndër të tjera Saki. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!