Benzema largohet nga Real, Verstapen ‘ngroh’ gomat në Spanjë

Karim Benzema deklaroi dy ditë më parë se do të qëndrojë edhe një sezon në Madrid por duket se francezi dorëzohet para ofertës së ardhur nga Arabia Saudite. Ishte vetë klubi Los Blachos ai që zyrtarizoi lajmin.

“Real Madrid dhe kapiteni ynë Karim Benzema kanë rënë dakord për t’i dhënë fund fazës së tij të shkëlqyer dhe të paharrueshme si lojtar për klubin tonë. Real Madrid dëshiron të tregojë mirënjohjen dhe gjithë dashurinë e tij për ata që tashmë janë të tillë. Nga legjendat tona më të mëdha”.

Në të ardhmen e Topit të Artë 2022 pista e radhës mund të jetë Arabia Saudite, ku Al-Itihad i bëri atij një ofertë faraonike prej 200 milionë euro në vit. Marrëveshja tashmë është gjetur dhe njoftimi zyrtar pritet javën e ardhshme.

Sot në 15:00, Formula 1 në pisten e Montmelo-s (Spanjë), do të zhvillojë garën e 7-të sezonale (Emilia Romangia e anuluar). Në pole Verstapen i Red Bull, ndërsa pas tij do të nisen Sainz (Ferrari), Norris (MeClaren), Hamilton (Mercedes) etj. Serxho Perez niset i 11-ti, Lekerk i 19-ti. Botërori 2023 kryesohet nga Maks Verstapen me 144 pikë. Perez i dyti me 105 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!