Hasani firmos te Helsingor, shkarkohet trajneri i Lids

Ferhan Hasani ish sulmuesi i Partizanit largohet nga Shkëndija Tetovë dhe firmos për 2 edicione në Danmarkë me Helsingor.

Igor Tudor gjëndet në pole position për të zëvendësuar Maks Alegrin te Juventus

Lids shkarkon trajnerin Sem Alerdajs. Tekniku e drejtoi skuadrën në 4 ndeshje dhe fitoi 500 000 mijë euro. Skuadra u rrëzua nga Premier League.

Ksavi deklaron publikisht se e dëshiron Linel Mesin te Barça, ndërsa Karim Benzema hedh poshtë idenë e largimit këtë verë nga Reali.

Bajern Mynih bën ofertën e parë për sulmuesin e Juves Dushan Vlahoviç. Ajo vertitet te 60 milion euro. Bardhezinjtë duan 90-të.

Milan ka prezantuar fanellën e re të sezonit 2023-24. Pjesë e prezantimit Olivier Zhiru, Davide Kalabria, Majk Maignan dhe futbollistja me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani.

PSG eviton festën e titullit kampion në Ligue 1. Shak bëhët gjëndja e rëndë e portierit Serxho Riko i rrëzuar nga kali. “Nuk do të ketë festë. Kjo është një javë e vështirë për të gjithë dhe të gjithë jemi të tronditur. I dërgojmë të gjithë energjinë pozitive Sergio Rico, nënës, gruas dhe njerëzve të tij të dashur”, tha trajneri Galtier.

Hoze Luis Mendilibar ka marrë ofertë për të rinovuar me Seviljen të cilën pak ditë më parë e shpalli fituese të Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!