Leao zgjat kontratën me Milan, Hazard nuk largohet nga Reali

Klubi i Milanit në SerieA njoftoi në Twitter, se ka zgjatur kontratën me portugezin Rafael Leao deri në vitin 2028.

Njoftimi i Milan:

“AC Milan është i lumtur të njoftojë zgjatjen e kontratës së Rafael Alexandre da Conceição Leão deri më 30 qershor 2028. Pasi mbërriti në verën e 2019, Rafael bëri 162 paraqitje, 41 gola dhe 29 asistime për kuqezinjtë dhe u vendos në kampionatin italian si ” Futbollisti më i mirë në Serie A” sezonin e kaluar. AC Milan dhe Rafael do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku”.

La Liga:

Ndërkaq në një raportim të ‘Marca’, Eden Hazard ka vendosur të dërgojë deri në fund kontratën me Real Madrid. Kontrata i përfundon në verën e vitit 2024.

Bundesligë:

Granit Xhaka pasi la Arsenalin dhe u fol për një interesim nga Leverkusën së fundi bie në lupën e Bajernit të Mynihut. Për t’u parë zhvillimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!