Partizani humb një tjetër titullar, Rrapaj te Ludogorets

Mesfushori i Prtizanit Arinaldo Rrapaj është bërë pjesë e gjigandëve të Bullgarisë, Ludogorets. Vlonajti 21 vjeçar ka kapur formën optimale të tij deri tani duke demostruar se ishte një lider i vërtetë te të kuqtë.

Nëse Partizani mbush arkën me shitjen e radhës (bëhët fjalë për 200 mijë euro) të kuqtë duket se humbin një tjetër futbollist të rëndësishëm.

Bullgarët u shfaqen në derë dhe vendosën të paguanin klauzolën e mesfushorit me numër 99-të.

Ndërkaq pas largimit të Skukës dhe Bitrit, Partizani duket se ul ndjeshëm cilësinë e grupit që drejtohet nga Xhovani Kolela. Pas biletës së siguruar për në çerekfinale të Kupës, Partizani ka në radhë duelin e javës së 20-të me Laçin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!