Ditë e zezë për Juven, Njukasëll zyrtarisht në Champions

  • Gjykata e Apelit në Federatën italiane të futbollit dënoi sot me 10 pikë penalizim Juventusin në kuadër të procesit të plusvalencave financiare. Në fushë Juve zhgënjen tërësisht teksa mundet në mbrëmje nga Empoli 4-1

Premier League dhe Serie A luajtën këtë fillim jave disa përballje interesante. Në kampionatin anglez, Leiçester nuk mundi të merrte rezultatin që i duhej përballë Njukasëll. Vetëm një barazim pa gola me “Dhelprat” që nuk i shmangen dot rrezikut të rënies nga kategoria.

Ka surpriza në Serie A ku Roma dhe Salernitana e mbyllën sfidën e tyre në shifrat 2-2. Kryeqytetasit e Murinjos qëndrojnë momentalisht jashtë vendeve që sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League dhe Europa League.

Sakaq, edhe Juventus nuk po kalon një moment të mirë. Si të mos mjaftonte zbritja e 10 pikëve, bardhezinjtë pësuan një humbje zhgënjyese përballë Empolit me rezultatin 4-1 duke vënë në rrezik Kupat e Europës.

Rezultatet:

Premier League:
Njukasëll Junajtid – Leiçester 0-0

Serie A:
Roma – Salernitana 2-2
Empoli – Juventus 4-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!