Siti feston titullin, Napoli shkund Interin, Dortmund e PSG duart te titulli

Jashtë “serie”: Farul Constanta shpallet për herë të parë kampione në Rumani. Aris Limasol kampion në Qipro, Salsburg titulli i 17-të në Austri (i 10-i radhazi)

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Kampionatet kryesore në Europë kanë prekur fazën vendimtare teksa vetëm në Bundesligë ka ende aludime për titullin që do të shuhen vetëm javën e fundit.

Mançester Siti me titullin e siguruar tashmë nuk fali Çelsin në Premier League.
1-0 fituan “Qytetarët” ndaj bluve të Londrës teksa edhe Uest Hem e Brajton kaluan me rezultatin 3-1 Lids dhe Sauthempton.

Në La Liga ka ndryshuar renditja në tabelën e klasifikimit me Atletiko Madrid që merr vendin e dytë pas fitores ndaj Osasunës dhe Realin e Madridit që zbret në të tretin pas humbjes 1-0 përballë Valencias në një ndeshje aspak të qetë.

Napoli respekton në maksimum kampionatin edhe pas sigurimit të titullit kampion në Serie A. Ishte Interi që e pësoi nga napolitanët duke u mposhtur 3-1. Dy barazime në Leçe – Specia dhe Torino – Salernitana, ndërsa Lacio fitoi minimalisht ndaj Udinezes.

Fitorja e Borusia Dortmund i ngjiti verdhezinjtë në krye me vetëm 2 pikë më shumë se Bajerni i Mynihut. Gjithçka për t’u vendosur javën e ardhshme, teksa në Ligue 1 PSG është shumë pranë titullit kampion edhe pas 3-pikëshit që mori sot ndaj Auxerre.

Rezultatet:

Premier League:
Uest Hem – Lids 3-1
Brajton – Sauthempton 3-1
Mançester Siti – Çelsi 1-0

La Liga:
Rajo Vajekano – Espanjol 1-2
Atletiko Madrid – Osasuna 3-0
Valencia – Real Madrid 1-0
Sevilja – Real Betis 0-0

Serie A:
Leçe – Specia 0-0
Torino – Salernitana 1-1
Napoli – Inter 3-1
Udineze – Lacio 0-1

Bundesliga:
Mainz – Shtutgart 1-4
Augsburg – Borusia Dortmund 0-3
Bajer Leverkusen – Borusia Gladbah 2-2

Ligue 1:
Azhaksio – Renë 0-5
Brest – Klermont 2-1
Nisë – Tuluzë 0-0
Reims – Anxhers 2-2
Trojes – Strasburg 1-1
Lorient – Lens 1-3
Auxerre – PSG 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!