Java e fundit në inferiore, titulli dhe zona play off…

Kategoria e Parë do të zhvillojë sot me start orën 16:00 duelet e fundit të këtij edicioni.

Skënderbeu (48) dhe Dinamo (47) janë zyrtarisht në Superiore dhe sot do të zbresin në fushë për të synuar trofeun e kampionit në këtë nivel.

Nga ana tjetër, 4 skuadrat që ndjekin me formulën e 3-ta me të 6-ën dhe e 4-ta me të 5-ën, do të luajnë fazën fazën play off mes tyre e më pas e treta zyrtare do të ketë një shans për t’u ngjitur në elitë pasi do të ketë një ndeshje të vetme (në fushën e skuadrës së Superiores) me skuadrën e vendit të 8-Abissnet Superiore.

Ndërkohë Besa, Burreli dhe Lushnja kanë një llogari të hapur mes tyre pasi dy nga tri skuadrat e njohura, do duhet të luajnë play out me skuadrat e ardhura nga play- off-i i Kategorisë së Dytë.

Ndërkohë janë rrëzuar një kategori më poshtë Tërbuni (i përjashtuar), Besëlidhja, Turbina dhe Oriku.

Java e 26-të në inferoire:

16:00

Besa-Burreli (në Berat)

Luzi 2008-Dinamo

Lushnja- Skënderbeu

Turbina- Tomori

Korabi- Besëlidhja

Flamurtari-Apolonia/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!