Skënderbeu kampion, verdiktet e Kategorisë së Parë

*Trofeun e kampionit korçarëve ua dorëzoi Zv/ Presidenti i FSHF, Lutfi Nuriu. Temitope i Skënderbeut fiton ‘Këpucën e Artë’ me 12 gola. Flamurtari-Apolonia dhe Tomori-Korabi ndeshjet play off

Kategoria e Parë ka ulur siparin e këtij sezoni me ndeshjet e javës së 26-të dhe të fundit. Skënderbeu shpallet zyrtarisht kampion me 49 pikë në total pas barazimit pa gola në Lushnje dhe humbjes së Dinamos përballë Luzit 2008 që i mohoi kryeqytetasve mundësinë e trofeut.

Lushnja merr një pikë dhe mbetet në garë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë, ndërsa Luzi mbetet jashtë zonës play off për efekt ndeshjesh direkte me Apoloninë.

Sakaq, Flamurtari mposhti 3-1 Apoloninë me të dyja skuadrat që ndodhen në zonën play-off, teksa edhe Tomori mori një fitore 1-2 në transfertë ndaj Turbinës. 3 gola për 3 pikë shënoi Besa ndaj Burrelit duke shpëtuar matematikisht sezonin.

Ndërkohë, nuk u zhvillua sfida Korabi – Besëlidhja me lezhjanët e rënë nga Kategoria e cila refuzoi të udhëtonte drejt Peshkopisë. Korabi merr 3 pikë në tavolinë, ashtu si Oriku që do duhej të luante përballë Tërbunit të përjashtuar.

Kështu, Flamurtari do të përballet me Apoloninë, teksa Tomori do të jetë përballë Korabit në ndeshjet play-off. Këto sfida me një takim, luhen në fushën e skuadrave të renditura më mirë. Fituesit shkojnë në finale me një takim në fushë asnjënëse (për t’u përcaktuar nga Departamenti i Garave).

Lushnja dhe Burreli janë dy skuadrat që do duhet të kalojnë provën play-out me ekipet e së Dytës për të bërë të mundur qëndrimin në të Parën. Oriku, Turbina, Tërbuni dhe Besëlidhja rrëshqasin një shkallë më poshtë.

Kategoria e Parë, Java e 26:
Luzi 2008 – Dinamo 1-0
Lushnja – Skënderbeu 0-0
Besa – Burreli 3-0
Turbina – Tomori 1-2
Flamurtari – Apolonia 3-1
Korabi – Besëlidhja 3-0 (në tavolinë)
Tërbuni – Oriku 0-3 (në tavolinë)

Ndërkohë janë luajtur dhe dy ndeshjet play off të Kategorisë së Dytë. Në Vorë, Valbona mundi Veleçikun 2-1 ndërsa në Rrogozhinë, Pogradeci fitoi në limite me Labërinë 1-0.

Play out: Stadiumet për t’u përcaktuar

Lushnja- Valbona (24 maj)

Burreli-Pogradeci (24 maj)

Shënim: Besëlidhja e cila nuk u paraqit në Peshkopi, pritet të kalojë në Disiplinë. Më pas, vendimi zyrtar (sipas rregullores) për tri pikët e Korabit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!