Milan i dorëzuar, Junajtid blindon Champions, Bajern mban kreun

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Teksa gara për titull në shumë prej kampionateve kryesore të kontinentit europian është kristalizuar, ajo për zonën UEFA është bërë akoma dhe më emocionuese.

Për Çelsin është shumë e vështirë të ruajë ecurinë e rezultateve pozitive, teksa për ekipin londinez sot vetëm një barazim 2-2 përballë Notingham Forest, ashtu si dhe në surprizën e Lids ndaj Njukasëll.

Mançester Junajtid mundi të kalonte Uolves në shifrat 2-0 duke ruajtur në këtë mënyrë distancën e sigurisë me Liverpul, ndërsa Aston Vila mposhti Totenhemin me rezultatin 2-1 duke e mbërritur në klasifikim.

Gola pa kursim nga Spanja aty ku Vijareal fitoi bindshëm ndaj Atletik Bilbaos me 5 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar. Fitore edhe për Osasunën, por vetëm një barazim 2-2 për Real Sociedadin dhe Xhironën. Sfida e fundit ishte ajo mes Realit dhe Getafes që u fitua nga madrilenët falë golit të Asensios.

Surpriza nga Serie A me skuadrat favorite që dështuan të realizonin detyrat e tyre me përjashtim të Interit që nuk diskutoi fitoren me Sasuolon. Atalanta u mposht në shtesë nga Salernitana duke vënë në rrezik Europën, teksa Milan u turpërua nga Specia e cila merr një 3-pikësh jetik përballë kampionëve në fuqi.

Sa i përket Bundesligës gjermane, ku titulli duket një betejë e flaktë mes Bajernit dhe Dortmundit, dita e sotme dhuroi sfida dhe rezultate interesante. Bavarezët e kthyen në stërvitore ndaj Shalke të cilën e mposht mes 6 golave, teksa Borusia Dortmund mposhti 5-2 Borusia Gladbah. Skuadrat i ndan vetëm 1 pikë në klasifikim.

Java e 35-të e kampionatit francez rezervoi për ditën e sotme 2 sfida. Strasburg surprizon Nicë dhe i arratiset fundit, ndërsa PSG dhuron spektakël golash ndaj Azhaksios dhe vijon të udhëheqë i sigurt klasifikimin.

Rezulatet:

Premier League:
Lids – Njukasëll Junajtid 2-2
Aston Vila – Totenhem 2-1
Çelsi – Notinghem Forest 2-2
Kristal Palasë – Burnemuth 2-0
Mançester Junajtid – Uolves 2-0
Sauthempton – Fullhem 0-2

La Liga:
Real Sociedad – Xhirona 2-2
Osasuna – Almeria 3-1
Vijareal – Atletik Bilbao 5-1
Real Madrid – Getafe 1-0

Serie A:
Salernitana – Atalanta 1-0
Specia – Milan 2-0
Inter – Sasuolo 4-2

Bundesliga:
Bajern Mynih – Shalke 6-0
Bohum – Augsburg 3-2
Eintraht Frankfurt – Mainz 3-0
Union Berlin – Frajburg 4-2
Volfsburg – Hofenhaim 2-1
Borudia Dortmund – Borusia Gladbah 5-2

Ligue 1:
Starsburg – Nicë 2-0
PSG – Azhaksio 5-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!