Leçe befason Lacion, Këln ‘përcjell’ Herthën

Katër ndeshje të nivelit të lartë këtë mbrëmje në Europë.

Itali, Lacio priti Leçen në takimin e luajtur në ‘Olimpico’ të Romës për javën e 35-të. Në fakt, kjo përballje i ngjau një derbi pasi në fund shifrat u mbërthyen te barazimi 2-2.

La Liga pati në program duelin Majorka- Kadiz. Në këtë takim, ekipi me të cilin aktivizohet Vedat Muriqi, u imponua në shifrat 1-0. Majorka duket se ka lënë pas rrezikun e rrëzimit pasi me tri javë nga fundi, pozicionohet në vendin e 12-të me 44 pikë. Dhjetë më shumë se Getafe e zonës së kuqe.

Ndërkohë në Bundesligë në ndeshjen e vetme të javës së 35-të Këln nuk e kurseu aspak Herthen e Berlinit në betejën e kësaj të fundit për mbijetesë. Shifrat finalë 5-2.

Ligue 1 e Francës pa në fushë Lens- Reims. Skuadra vendase u gjënd poshtë një goli por në fund arriti të përmbysë duke marrë fitoren. Aktualisht, Lens qëndron i dyti me vetëm tri pikë më pak se PSG kryesues.

Sot:

Lacio- Leçe 2-2

Majorka- Kadiz 1-0

Këln- Hertha 5-2

Lens- Reims 2-1/Foto :Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!