Veleçiku potent, kalojnë Valbona, Pogradeci e Labëria

Krahas finales së trofeut në Kategori të Dytë ndërmjet Vorës dhe AF Elbasanit (2-1) sot janë luajtur shumë ndeshje të fazave Play Off dhe Play Out në këtë nivel.

Grupin A, Veleçiku i teknikut Dritan Smajli mundi thellë në Koplik Naftëtarin e Kuçovës me shifrat 4-0. Fiton dhe Valbona në Tropojë me Sopotin 2-0. Finalja mes Veleçikut dhe Valbonës do të nxjerrë fituesen e cila do të përballet me vendin e 9-të të Kategorisë së Parë për një biletë në nivelin e dytë shqiptar.

Grupin B, Pogradeci dhe Labëria i kanë kaluar me sukses provat e tyre. Ekipi Samuel Nikajt mundi 3-1 Devollin, ndërsa Labëria triumfoi në Nartë 1-0 me sarandiotët e Butrintit. Fituesi i Pogradeci- Labëria ndeshet për një vend në Kategori të Parë me vendin e 10 të kësaj lige.

Në finalen e mbijetesës, Gramshi mundi 4-0 Tepelenën e Ilir Selimit, por tepelenasit kanë një tjetër shans për të qëndruar pasi në radhë ka dhe ndeshjen shtesë me vendin e tretë në Kategorinë e Tretë.

Play Off, Grupi A

Veleçiku – Naftëtari 4-0

Valbona – Sopoti 2-0

Play Off, Grupi B

Pogradeci – Devolli 3-1

Labëria – Butrinti 1-0

Play Out

Gramshi -Tepelena 4-0/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!