Vora fiton finalen e Kategorisë së Dytë

Kategoria e Dytë, finale në ‘Air Albania Stadium”:
Vora – Elbasani 2-1 (Avdiu 26′, 78’/ Lleshi 19′)

Vora shpallet zyrtarisht kampione e Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2022-23. Në finalen e madhe skuadra e Mërgjyshit mundi me përmbysje Elbasanin.

Ndeshja e zhvilluar në impiantin “Air Albania” dhe me mbështjete ë mirë nga tifozët në shkallë u mbyll me shifrat 2-1.

Protagonist absolut ishte Avdiu i cili shënoi të dy golat për ekipin e Mërgjyshit në minutat 26′ dhe 78′. Për elbasanasit shënoi Lleshi i cili rezultoi dhe goli i parë të kësaj përballjeje. Në fund skuadra e Merxhës e mbylli me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Jaupit me kartonin e dytë të verdhë.

Kështu, trofeu i kampionit të kësaj kategorie dhe shuma prej 20 milionë lekësh të vjetra i përkasin Vorës si fituese absolute e Kategorisë së Dytë për sezonin 2022-2023.

Në fund ceremonia e dorëzimit të trofeut nga presidenti i FSHF-së Armand Duka për kapitenin Isli Hidi. Të dyja skuadrat janë ngjitur në Kategorinë e Parë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!