Finalja e Kategorisë së Dytë, Vora-AF Elbasani sot në kryeqytet

Vora në Grupin A dhe AF Elbasani në Grupin B në Kategori të Dytë, ia dolën të promovohen për të marrë pjesë edicionin e ardhshëm në Kategori të Parë.

Të dyja skuadrat i bënë një mbyllje fantastike edicionit duke arritur objektivin kryesor ndërsa sot në ‘Air Albania Stadium’, me start orën 18:00, do të diskutojnë mes tyre trofeun e këtij niveli.

Përpos Kupës, klubet në fjalë janë të interesuara dhe për premion e vendosur nga FSHF pasi ekipit fitues do t’i akordohen 20 milion lekë të vjetër.

Trajnerët Artan Mërgjyshi i Vorës dhe homologu i tij Eriol Merxha te elbasanasit, kanë deklaruar se e duan trofeun pasi sipas tyre vetëm kështu do mund të finalizonin të plotë aventurën në këtë Kategori./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!