Goleada në Premier, Sampdoria rrëzohet nga Serie A

Pas 11 sezonëve radhazi në elitë, Sampdoria e trajnerit Dejan Stojkoviç, bie në Serie B

Fulham- Lieçester, Brajton- Everton dhe Notingam Forest- Sauthempton ishin tri sfidat e sotme të javës së 35-të në elitën e futbollit anglez.

Në këto takime nëse flet me gjuhën e basteve shenja over ishte mjaft e dukshme…7 gola në dy përballje dhe 6 në një tjetër janë tmerrësisht shumë për një futboll aq elitar në botë.

Ndërkohë ajo që spikati ishte fitorja e Everton ndaj Brajtonit të fortë të De Zerbit në transfertë 1-5. Skuadra nga Liverpuli sikundër dhe në edicionin e kaluar ia del të godasë në javët e fundit. Sot ka dalë nga zona e kuqe. Aty ku gjëndej edhe Notingam Forest me Sauthemptonin. Edhe këtu triufoi skuadra debutuese me shifrat 4-3.

Ndërkohë edhe Serie A luajti sot tri përballje. Empoli- Salernitana, Udineze- Sampdoria dhe Sasuolo-Bolonja për xhiron e 34-ët të kampionatit italian të futbollit. Rezultatet e tyre në ‘logjikë’ me keqardhjen e madhe të rrëzimit matematikor të një skuadre me famë në Itali e Europë si Sampdoria.

Shifrat teknikë të ditës:

Premier League:

Fulham- Lieçester 5-3

Brajton- Everton 1-5

Notingam Forest- Sauthempton 4-3

Serie A:


Empoli- Salernitana 2-1

Udineze- Sampdoria 2-0

Sasuolo-Bolonja 1-1/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!