Tirana e Partizani me misione kreu, fundi luhet i gjithi…sot

Përgatiti: Erga Kenga

Do të nisë sot java e 32-ë Abissnet Superiore e këtij kampionati të 84-ët të futbollit shqiptar. Në 14:00, dy sfidat e para të ditës nga 4 të parashikuara nga Departamenti i Garave në FSHF.

Në Rrogozhinë, Egnatia pret në një impiant të boshatisur Bylisin e Ballshit me të dyja skuadrat që i kanë jetike pikët. Vendasit në kërkim të konsolidimit të vendt të tretë (zona Conference League) ndërsa mallkastriotët për të shpresuar te qëndrimi në Superiore.

Po në këtë orë, Kastrioti me shumë mungesa dhe një bilanc të “vrarë” në klasifikim, luan si pritës në Elbasan ndaj Vllaznisë. Ndoshta shansi i fundit i krutanëve për të rritur kuotat e qëndrimit. Te Vllaznia ka patur heshtje shtypi teksa ecuria në javët e fundit mjaft shqetësuese.

Në 18:00 në fushë dy kryesuesit e tabelës së klasifikimit. Në “Niko Dovana”, Tirana do të përballet me Teutën vendase e cila kërkon të blindojë qëndrimin mes më të mirave. Nga ana tjetër bardheblutë teksa prej 5 javësh arrijnë shenjën ‘1’,tentojnë të vrasin kampionatin e të shkojnë në derbi javën e 33-të me diferencë ndaj Partizanit.

Të kuqtë, në të njëjtën linjë. Ata presin (18:00) në ‘Kompleksin Partizani’ Kukësin me shumë halle. Kolela tha dje se Partizani nuk sheh se çfar bën Tirana dhe se skuadra e tij i ka finale të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni. “Futbollistët e mi dinë të mbajnë presionin”, thotë italiani teksa i pëlqen të rinovojë me 16 herë kampionët e vendit edhe për sezonin e ardhshëm.

Nuk do të ketë sherbimet e mbrojtësit Sota. Nga ana tjetër, verilindorët e paqëndrueshëm në disa ndeshje por dhe në alternimet e formacioneve të servirura së fundi, e kanë të ndaluar humbjen. Zona e ftohtë (play out) e mban ashpër duke diktuar edhe presionin legjitim.

Ndërkohë sfida e fundit e kësaj jave Laçi-Erzeni, zhvillohet nesër duke nisur nga ora 15:00.

Sot:

Egnatia- Bylis 14:00

Kastrioti- Vllaznia 14:00 (në Elbasan)

Teuta- Tirana. 18:00

Partizani-Kukësi 18:00

Të dielën 7 maj 2023

Laçi-Erzeni 15:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!