Ndryshon axhenda e javës së 32-të, Partizani luan të shtunën, oraret…

Dy përballjet e ditës së shtunë nuk do të luhen në 16:00 por në 15:00.

Ndryshon sërish axhenda e javës së 32-të Abissnet Superiore. Në ditë dhe në orare.

Kështu sipas Departamentit të Garave në FSHF, ndeshja e planifikuar për t’u zhvilluar të dielën mes Partizanit dhe Kukësit (18:00) spostohet një ditë më herët pasi kjo ndeshje do të luhet të shtunën po në orën 18:00 në ‘Kompleksin Partizani’.

Gjithashtu ka ndryshime te orari i takimëve të Egnatia-Bylis dhe Kastrioti- Vllaznia. Dy përballjet e ditës së shtunë nuk do të luhen në 16:00 por në 15:00.

Kështu e shtuna ofron katër takime ndërsa i vetmi takim i ditës së diel, përkon me sfidën e Laçit i cili pret Erzenin në orën 15:00.

Java e 32-të, 6 maj 2023

E shtunë:

Egnatia- Bylis 14:00

Kastrioti- Vllaznia 14:00 (në Elbasan)

Teuta- Tirana. 18:00

Partizani-Kukësi 18:00

Të dielën 7 maj 2023

Laçi-Erzeni 15:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!