Vjen java e 31-të, garë për europën, alarm për fundin

Ngjishet axhenda sportive e javës. Pas ndeshjeve të para të Kupës, faza gjysmëfinale të mërkurën, fundjava servir 5 duelet e javës së 31-të Abissnet Superiore.

Kështu, të shtunën Bylis- Laçi, parashikuar të zhvillohet në “Adush Muça”, do të jetë sfida startuese e kësaj xhiroje ndërsa në 18:00 në “Niko Dovana” përballja e dytë e ditës, Erzeni- Partizani.

E diela ka në program tri sfidat e tjera. Tirana- Kastrioti dhe Kukësi-Teuta nisin në 15:00 teksa Vllaznia- Egnatia mbyllin javën në orën 18:00.

Në fakt ndërsa kampionatit të 84-ët të futbollit elitar po i vjen fundi (6 ndeshje), të gjitha skuadrat kanë vënë “këmbën mbi gaz” për të marrë maksimumin.

Në krye, beteja e titullit me Tiranën favorite, duket se do të vijojë dhe për disa javë pasi ndjekësi Partizani me 5 pikë më pak dhe një derbi mes tyre, ende luan kartat e tij.

Betejë ka dhe për europën me 3 ose 4 skuadrat e rënditura më mirë që shkojnë në Champions (kampionia) dhe Conference League.

Përpos Partizanit dukshëm favorit, skuadra si Vllaznia, Egnatia, Laçi, Teuta (ka dhe Kupën obsion), dhe Erzeni, janë gjithë shpresë për të vijuar garën edhe përtej Shqipërisë.

E paprecedentë lufta për mbijetesë. Formula e aktivitetit, një gjetje speciale e FSHF-së, ka bërë që nga Kastrioti e deri te Kukësi (pse jo dhe ndonjë ekip tjetër më lart) të qëndrojnë deri në fund në alarm.

Abissnet Superiore, java e 31-të:

29 prill 2023

Bylis- Laçi 15:00

Erzeni- Partizani 18:00 (në Durrës

30 prill 2023

Tirana- Kastrioti 15:00 (në Elbasan)

Kukësi- Teuta 15:00

Vllaznia- Egnatia 18:00

Klasifikimi pas javës së 30:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!