Partizani nuk gabon në shtëpi, mund Bylis dhe ndjek…

Partizani- Bylis 2-1 (Rrapaj 18′, Da Silva (pen) 55′ / Eskuerdinja 34′)

Partizani ruan distancën me Tiranën ndërsa në ndeshjen e fundit të javës së 30-të Abissnet Superiore, kalon Bylisin në shifrat 2-1.

Në ‘Kompleksin Partizani’, skuadra e Kolelës kaloi përpara në të 18′-ën pas një galopimi mjeshtëror të mesfushorit Rrapaj i cili depërtoi deri në afërsi të portierit Teqja duke depozituar në rrjetë.

Reagimi i mallkastriotëve do të vinte në këtë fraksion kur Trumçi hedh një top drejt zonës, teksa Eskuerdinja me kokë barazon shifrat.

Në pjesën e dytë, të kuqtë ia dolën të rikthehen te avantzhi. Një penallti e akorduar për Partizanin kthehet në gol nga Viktor Da Silva kur luhej e 55’ta.

Më tej vendasit administruan duke kërkuar dhe të tretin. Në fund Partizani kërkoi një tjetër penallti por gjyqtarët (Bastari e pa vetë në monitor) e konsiderun ‘nul’ kërkesën e tyre.

Në këtë mënyrë, Partizani qëndron në ndjekje të Tiranës duke ruajtur diferencën prej 5 pikëve. Situata për Bylis ndërsa në lojë janë dhe 6 javë, vjen e rëndohet në fund të tabelës./Klevis Bejkolli-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!