Java e 29/ Prova ‘zjarri’, tri sfida, tri finale

Dy barazimet e djeshme të javës së 29-të Abissnet Superiore, tregues i qartë se kampionati elitar i edicionit të 84-ët, ka hyrë në fazë ku gabimet janë tërësisht të ndaluara.

Kjo ‘sindromë’ duket se do të ndjekë edhe sot skuadrat në fushë teksa duelet Laçi- Partizani, Kukësi- Vllaznia dhe Tirana- Egnatia mbulohen me misterin e pa parashikueshmërisë.

Në stadiumin “Laçi”, bardhezinjtë presin Partizanin dhe gjënden mes dy “zjarrëve”. Përballë rivalit të fortë në fushë, ata lipset të bëjnë llogari si me fundin ashtu dhe me zonën europiane. Këtë e ndan vetëm fitorja apo humbja. Nica i ka të gjithë në dispozicion.

Ndërkohë Partizani luan gjithëçka në betejen për titullin kampion. Barazimi i javës së kaluar me Egnatian (1-1), shoqëruar me fitoren e Tiranës ndaj Kukësit, ka bërë që të kuqtë në këtë pikë të garës, të mbeten dy pikë prapa bardhebluve. Në këtë transfertë, Kolela ka mungesa por dhe rikthime.

“Kukës Arena’ po në 15:00, dueli tjetër me shumë të panjohura ndërmjet Kukësit dhe Vllaznisë. Verilindorët kanë dy humbje radhazi dhe aktualisht janë në zonën e Play Out-it. Me këtë problem për t’u ‘zgjidhur’ por dhe disa lojtarë që kanë nisur të mendojnë largimin (rasti Gabriel Barbosa), teknikët Hallaçi- Shameti, pritet të motivojnë fort futbollistët e tyre ndaj Vllaznisë.

Te shkodranët duket se ka entuziasëm. Fakti që Sedloski debutoi në krye të tyre me fitore por dhe ambicja për të tentuar kreun, i bën kuqeblutë kërkues në çdo ndeshje. Sidoqoftë, mungesat e Gurishtës dhe Hakajt mbetën çështje për t’u zgjidhur mes alternativave të stolit.

Ndërkaq, Tirana vijon të shfaqet pritëse në “Elbasan Arena”. Këtë radhë bardheblutë do duhet të ruajnë fronin me tri pikë ndaj Egnatias pikërisht disa kilometra larg kryeqytetit. Vështirë të parashikohet pasi kundërshtari ka treguar se ka potenciale të shumta për të frikësuar. Paçka e me Tiranën si ka ecur kurrë…

15:00

Laçi- Partizani

Kukësi- Vllaznia

18:00

Tirana- Egnatia (Elbasan)

Klasifikimi aktual i Superiores me tri sfida për t’u luajtur sot:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!