Napoli rekord në transfertë, Kandreva goli i vitit ndaj Interit

Një rekord i Napolit që Serie A po e admiron. Në fakt, për herë të parë në historinë e tij, klubi napolitan arriti të fitojë shtatë ndeshje radhazi jashtë fushe falë fitores sot 1-2 ndaj Leçes në ‘Via del Mare’.

Si duket humbja e javës së kaluar me Milanin 0-4 e ka shkundur ekipin e Spaletit duke udhëtuar drejt Leçes me besim për të rikthyer rezultatet pozitive.

Edhe pse shënoi i pari, Napoli u barazua në pjesën e dytë por më pas ia doli të rimarrë kryesimin duke u ngjitur në kuotën e 74 pikëve.

Ndërkohë më herët Salernitana ndali Interin (1-1) në duelin që u vendos nga supergoli i ishit Kandreva në të 90’ën. Më parë Gosens kishte kaluar përpara zikaltërit e Inzagit.

Ndeshja tjetër e ditës, startuar në 21:00 mes Milanit dhe Empolitu mbyll 0-0./Sportiim.al/

Serie A, java e 29-të:

Salernitana-Inter 1-1

Leçe- Napoli 1-2

Milan-Empoli 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!