Zijec mbetet në Londër, Totenhem e fut në ‘qark’

Marokeni i Çelsit Hakim Zijec pritet të ketë shumë destinacione eventuale në të ardhmen.

Vera e ardhshme duhet të jetë ajo e mirë për lamtumirën e shpallur shumë herë dhe më pas nuk u materializua (në janar edhe për shkak të keqkuptimeve me PSG-në).

Sipas Football Insider, mesfushori i cili shkëlqeu në Katar 2022, i përfolur për një kalim dhe te Milan apo Roma, mund të ndryshojë fanellën, por jo qytetin, Londër. Mësohet se në gjurmët e tij është edhe Totenhem, i cili duhet të rindërtojë projektin teknik me një trajner të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!