Çelsi shkarkoi Poter, Nagelsman favorit

  • Mediat europiane shkruajnë se kandidati potencial për të marrë vendin e Poter është gjermani Julian Naglesman.

Çelsi njoftoi dje se ka shkarkuar trajnerin Graham Poter, pas vetëm 7 muajve bashkëpunim mes tyre.

Ky vendim erdhi pas rezultateve negative të bluve me Poter në timon. Fatale humbja e së shtunës ndaj Aston Vilës me shifrat 0-2.

Poter i ardhur me bujë te ekipi londinez dejtoi në 31 ndeshje, duke regjistruar 12 fitore, 11 humbje dhe 8 barazime.

Përqindja e ndeshjeve të fituara nga Çelsi me Poter në krye, figuron më e ulta e dekadave të fundit çka bëri që të gjithë në shtëpinë blu. të ndihen të bindur për ta larguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!