Mesi te Al Hilal, ofertë monstruoze

Ndërsa në Francë vazhdojnë të shtohen zërat për lamtumirën e afërt të Mesit nga PSG-në, një ofertë monstruoze vjen nga Arabia Saudite për kampionin argjentinas.

Sipas Calciomercato.com, Al Hilal do të kishte vënë në pjatë më shumë se 400 milionë euro në sezon për të bindur La Pulce për t’ju bashkuar kampionatit arab.

Nëse ngjet, kjo do të përbënte dyfishin i pagës që merr Kristiano Ronaldo te Al Nasr. Një investim i projektuar gjithashtu për kandidaturën e Arabisë Saudite për të pritur Kupën e Botës 2030 me Mesin dhe CR7 si dëshmi të jashtëzakonshme e një vendi me potenciale jo vetëm infrastrukturore por dhe në imazh./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!