Zhezus drejt Arabisë Saudite

Fenerbahçe mund të humbasë trajnerin e saj Zhorzhe Zhezus. Ish-trajneri i Flamengos dhe Benfika-s, është favorit për të marrë trashëgiminë e Herve Renard, i cili la detyrën si trajner i Arabisë Saudite disa ditë më parë për të marrë drejtimin e kombëtares së Francës për femra.

Sipas A Bola, trajneri 69-vjeçar portugez i ka thënë klubit turk synimin e tij për të pranuar propozimin e Federatës Saudite të Futbollit.

Ndërkohë pak ditë më parë për luzitanin u fol për një angazhim të tij me kombëtaren e Brazilit por tani, gjithnjë sipas medias prestigjiozeportugeze, Zhezus do të nisë një aventurë të re në Arabinë Saudite./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!