Ministrja e Holandës: Fejnord të luajë pa tifozë

Incidentet që ndodhën në stadiumin De Kuip në Roterdam gjatë gjysmëfinales së Kupës së Holandës mes Fejnord dhe Ajaks mund të çojë në masa të ashpra nga qeveria kundër klubit finalist të Konferencës së Ligës së vitit të kaluar luajtur në ‘Air Albania Stadium’ ndaj Romës.

Kjo u bë e qartë nga ministrja e Drejtësisë dhe Sigurisë, Dilan Yesilgoz: “Ne duam të dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe është e mundur që të ketë pasoja. Ne po shqyrtojmë t’i luajmë ndeshjet në shtëpi të Fejnord me dyer të mbyllura”, shkruan ANSA.

E gjithë kjo për shkak të sjelljeve të përsëritura të tifozëve të Roterdamit, jo të reja për episode huliganizmi dhe dhune, si në Tiranë një natë para finales së Konferencës. Më 13 dhe 20 prill, Fejnord do të përballet me Romën në dy ndeshjet çerekfinale të Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!