Spurs shkarkon Konten

Shkarkohet Konte, nuk kishte ndodhur që nga janari i vitit 2010, kur ai vendosi të jepte dorëheqjen si trajner i Atalantës.
Me tre muaj para sakdimit të kontratës, Totenhem shkarkon Antonio Konten.
Klubi i Premier League me qënder në Londër, bëri lëvizjen të dielin në mbrëmje teksa menjëherë ka zyrtarizuar dhe pasuesin e Salentinit i cili figuron një tjetër italian. Ai është Kristian Stelini, ndihmësi i parë i Kontes ndërsa tani do të punojë si trajner i përkohshëm.
Njoftimi:
“Mund të njoftojmë se trajneri Antonio Konte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e parë të Antonios në klub. Falënderojmë Antonio për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, shkruan Spurs në njoftim.