Kaosi i F1 në Melburn, fiton Verstapen

Mes kaosit, incidentëve, dhe vendimëve konfuze të Komisarëve të FIA-s, përfundon ‘Çmimi i Madh’ i Formula 1 në Melburn të Australisë.

Pas një starti me Verstapen që parakalohet dhe rimerr kreun, në xhiron e 18-të, makina e Mercedes e Rasëll shpërthen në flakë. Më tej pas rinisjes, Verstapen krijon një diferencë të dukshme nga ndjekësit.

Në vijim, Magnusen përplaset dhe humb një gomë duke sjellë një tjetër flamur të kuq me vetëm 3 xhiro të mbetura.

Në fund, fituesi ishte ai, kampioni i botës në fuqi Maks Verstapen me Red Bull. I dyti Luis Hamilton ndërsa podiumi u plotësua me Fernando Alonso.

Kështu:

Maks Verstapen fiton ‘Çmimin e Madh’ të Australisë duke arritur fitoren e tij të dytë të sezonit në Kampionatin Botëror F1. Në krye holandezi tani ka +15 mbi shokun e skuadrës Perez (i 5-ti në vijën e finishit pas nisjes nga pit lane).

Mercedes i Hamiltonit dhe Aston Martin i Alonsos ishin gjithashtu në podium. Gara karakterizohet nga tre flamuj të kuq dhe një përfundim i çmendur dhe kaotik. Ajo përfundon pas Makinës së Sigurisë dhe me Ferrarin e Sainz që merr një penallti prej 5 sekondash për një kontakt me Alonson.

Spanjolli, i cili ishte i katërti, ndërsa pas penalitetit, rrëshqet në vendin e 12-të. Megjithatë, katastrofa e Ferrarit kishte filluar tashmë në xhiron e parë, me Leklerk i cili përfundon në zhavorr në kthesën e tretë.

Fundi konfuz me vendime të paqarta për të mbyllur një garë që nuk përfundonte ‘kurrë’.

Në fund, lideri i botërorit Verstapen konfirmon gjithnjë e më shumë se pas fitores GP të Bahreinit dhe vendin e dytë në Arabinë Saudite se mbetet për tu mundur edhe ketë sezon. Piloti i Red Bull vjen pas dy titujve radhazi në F1./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!