FIA pranon kërkesën e Ferrarit, të martën vendimi

Më 18 prill, Federata Ndërkombëtare e Automjeteve do të shqyrtojë kërkesën e Ferrarit për të rishikuar dënimin prej 5 sekondash ndaj pilotit spanjoll Karlos Sainz në GP e Melburnit në Australi për incidentin me Fernando Alonso.
Në kërkesën për rishikim të vendimit, drejtori i ekipit nga Maranelo, Frederik Vasër, tregoi një ndryshim në trajtim në lidhje me kontaktin e pandëshkuar mes pilotëve Alpine Gasli dhe Okon.
E drejta për rishikim, e përfshirë në kodin sportiv ndërkombëtar të FIA-s, i lejon skuadrat të ofrojnë “elementë të rinj të rëndësishëm që nuk ishin në dispozicion të stjuardëve në kohën kur u mor vendimi” brenda 14 ditëve.
Nëse po, atëherë hetimi për incidentin do të rihapet dhe do të dakordohet një datë për një seancë të re. Dënimi mund të mbetet i pandryshuar, të kalojë në një penallti tjetër ose të anulohet. Në ato kushte, piloti i Ferrarit do të merrte vendin e tretë të atij podiumi./Sportiim.al/