Verstapen spektakolar, Perez ‘Çmimi i Madh’ në Jedah

  • Verstapen fiton një pikë për xhiron më të shpejtë dhe ruan kreun e Botërorit.

Serxhio Perez fiton ‘Çmimin e Madh’ të Jedah në Arabinë Saudite. Meksikani i Red Bull i nisur në pole, e vuri në diskutim triumfin e tij të 5-të në karrierë vetëm në xhiron e parë teksa u parakalua për një çast nga Fernando Alonso i Aston Martin.

Spektakolar Maks Verstapen. Holandezi i nisur nga vendi i 15-të, xhiro pas xhiroje parakaloi të gjitha makinat në pistë veç shokut të skuadrës së Red Bull duke ia dalë të kapë vendin e dytë në këtë garë.

Madhështore mund të konsiderohet edhe gara e spanjollit Fernando Alonso i cili për herë të dytë radhazi ngjitet në podin e këtij Botërori si i tretë.

Vendi i 4 dhe 5 i shkuan Mercedes me Rasëll e Hamilton.Ferrari sërish zhgënjyes me dy pilotët Sainz dhe Leklerk që kaluan vijën e finishit në vendet gjashtë dhe shtatë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!