Napoli afrohet me titullin, Barça e Junajtid marshojnë

Nuk ka surpriza në 2 sfidat e Pemier League këtë të dielë. Mançester Junajtid dhe Mançester Siti siguruan 3 pikë ndaj Lids dhe Aston Vilës. Për “Djajtë e Kuq” gjithçka u vendos në 10 minutat e fundit, ndërsa “Qytetarët” i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë.

Nga Spanja erdhën 4 përballje me Barcelonën që vijon e qetë marshimin pas fitores 0-1 ndaj Vijareal. Getafe – Rajo Vajekano dhe Real Vajadolid – Osasuna u mbyllën pa fitues, teksa Atletiko Madrid kaloi Celta Vigon me një gol të Depaj në limite dhe me një lojtar më pak.

Sakaq, në Serie A Napoli nuk ndalet duke fituar përballë Kremonezes, ashtu si dhe Juventusi ndaj Fiorentinës në një ndeshje me 2 gola të anuluar, nga 1 për secilën skuadër. Fitore edhe për Monzën teksa në barazim përfundoi Udineze – Sasuolo.

Herta Berlin surprizoi Borusia Gladbahun në Bundesligë duke e mposhtur thellë 4-1, por jo më pak befasi i shkaktoi Këlni Eintrahtit të Frankfurtit duke fituar 3-0 ndaj tyre.

Rezultatet:

Premier League:
Lids – Mançester Junajtid 0-2
Mançester Siti – Aston Vila 3-1

La Liga:
Getafe – Rajo Vajekano 1-1
Celta Vigo – Atletiko Madrid 0-1
Real Vajadolid – Osasuna 0-0
Vijareal – Barcelona 0-1

Serie A:
Udineze – Sasuolo 2-2
Bolonja – Monza 0-1
Juventus – Fiorentina 1-0
Napoli – Kremoneze 3-0

Bundesliga:
Herta Berlin – Borusia Gladbah 4-1
Këln – Eintraht Frankfurt 3-0

Ligue 1:
Tuluzë – Renë 3-1
Anxhers – Auxerre 1-1
Lilë – Strasburg 2-0
Montpelje – Brest 3-0
Reims – Trojes 4-0
Nantë – Lorient 1-0
Lion – Lens 2-1/S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!