Liverpul fiton derbin, Samp ndal Interin

Premier League rrëmbeu gjithë vëmendjen e mbrëmjes së sotme për drebin Liverpul – Everton. Djemtë e Klop u kthyen te fitorja falë golave të Salah dhe Gakpo duke siguruar 3 pikë dhe vendin e nëntë në klasifikim.

Sakaq në Serie A u luajtën 2 ndeshjet e fundit të javës së 22-të me Interin që nuk shkoi dot më shumë se një barazim pa gola përballë Sampdorias. Ndërkohë, Verona mposhti minimalisht Salernitanën 1-0.

Në të vetmen sfidë që La Liga zhvilloi këtë të hënë, Real Sociedad kaloi 2-3 Espanjolin duke u ngjitur në vendin e tretë në kuotën e 42 pikëve./S.Gjidiaj/

Rezultatet:

Premier League:
Liverpul – Everton 2-0

Serie A:
Verona – Salernitana 1-0
Sampdoria – Inter 0-0

La Liga:
Espanjol – Real Sociedad 2-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!