Ndeshje të shumta, Juve, Siti, Barça…

‘Valsi’ i kampionateve elitare të futbollit europian vijon edhe këtë të dielë. Sfidat premtojnë emocione të shumta me garën që sa vjen e bëhet më interesante.

Premier League rezervon 2 sfida. Mançester Junajtid do të kërkojë fitoren përballë Lids, ndërsa Siti ka provën ndaj Aston Vilës në 17:30.

La Liga sjell Celta Vigo – Atletiko Madrid dhe kulmon me Vijareal – Barcelona në mbrëmje.

Sakaq, në Serie A Napoli dhe Juventus duken të favorizuar në letër, por këtë duhet ta tregojnë dhe në fushë me kryesuesit që kanë mundësinë e artë për t’u shkëputur akoma më shumë.

Dy përballje sjell Bundesliga gjermane ndërkohë që në Francë mbyllet xhiroja e 23-të me 7 sfidat e programuara për këtë të dielë.

Kalendari:

Premier League:
Lids – Mançester Junajtid 15:00
Mançester Siti – Aston Vila 17:30

La Liga:
Getafe – Rajo Vajekano 14:00
Celta Vigo – Atletiko Madrid 16:15
Real Vajadolid – Osasuna 18:30
Vijareal – Barcelona 21:00

Serie A:
Udineze – Sasuolo 12:30
Bolonja – Monza 15:00
Juventus – Fiorentina 18:00
Napoli – Kremoneze 20:45

Bundesliga:
Herta Berlin – Borusia Gladbah 15:30
Këln – Eintraht Frankfurt 17:30

Ligue 1:
Tuluzë – Renë 13:00
Anxhers – Auxerre 15:00
Lilë – Strasburg 15:00
Montpelje – Brest 15:00
Reims – Trojes 15:00
Nantë – Lorient 17:05
Lion – Lens 20:45/S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!