Ligat kryesore/ Futbolli europian plot të papritura

Anglia, Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania, edhe sot në skenën e futbollit elitar. Premier League kishte në program 7 sfida me Arsenalin që ndalet për të dytën herë radhazi.

“Topçinjtë” nuk njohin fitore në 2 sfidat e fundit teksa këtë herë barazuan ndaj Brentford. Barazim zhgënjyes edhe për Çelsin ndaj Uest Hemit, ndërsa Totenhem u mposht 4-1 nga Leiçester.

Gara vijon dhe në Spanjë aty ku luhet për llogari të javës së 21-të. Real Betis triumfoi mes shumë golash ndaj Almerias, ndërsa Sevilja mposhti pastër Majorkën e Muriqit. Në mbrëmje Atletik Bilbao përmbysi rezultatin ndaj Valencias.

Sakaq, Serie A prodhoi 2 barazime. Empoli – Specia 2-2 dhe Leçe – Roma 1-1. Mbylli fitorja e Atalantës 0-2 ndaj Lacios që e ngjit ekipin e Gjimshitit në vendin e tretë.

Bundesligën gjermane Bajern siguroi 3 pikë me 3 gola ndaj Bohum, teksa edhe Borusia Dortmund fitoi në transfertë ndaj Bremen. Në Francë kampionët në fuqi u dorëzuan përballë Monakos duke pësuar humbje në shifrat 3-1.

Rezulatet:

Premier League:
Uest Hem – Çelsi 1-1
Arsenal – Brentford 1-1
Kristal Palasë – Brajton 1-1
Fullham – Notingham 2-0
Leiçester – Totenhem 4-1
Sauthempton – Uolves 1-2
Burnemuth – Njukastëll 1-1

La Liga:
Almeria – Real Betis 2-3
Sevilja – Majorka 2-0
Valencia – Atletik Bilbao 1-2

Serie A:
Empoli – Specia 2-2
Leçe – Roma 1-1
Lacio – Atalanta 0-2

Bundesliga:
Bajern Mynih – Bohum 3-0
Frajburg – Shtutgart 2-1
Hofenhaim – Bajer Leverkusen 1-3
Mainz – Augsburg 3-1
Verder Bremen – Borusia Dortmund 0-2
Lajpcig – Union Berlin 1-2

Ligue 1:
Monako – PSG 3-1
Klermont – Marsejë 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!