Nga Grilish te Kuadrato, situata eventuale në prag

-Xhek Grilish është vendosur të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe ndonjëherë për një lojtar britanik. Lojtari pritet të largohet nga Nike për PUMA në një marrëveshje me vlerë 4 milionë sterlina në vit.

-Totenham është gati të konsolidojë interesin e tyre për mbrojtësin e Krystal Palasë, Mark Guehi, i vlerësuar në rreth 45 milionë sterlina.

-Çelsi ka arritur një marrëveshje verbale me Tiago Silvën për rinovim të kontratës deri në qershor 2024. Braziliani është 38 vjeç.

-Nëse Antonio Konte do të rikthehej për të trajnuar te Juventus, Huan Kuadrado mund ti thotë lamtumirë bardhezinjve. Këtë herë largimi i kolumbianit do dukej i pashmangshëm pas tetë vitesh.Në fakt performanca e tij sigurisht që është në rënie në krahasim me vitet e fundit. Lojtar i jashtëzakonshëm por që po kalon një fazë delikate.

-Karlo Ançeloti mund të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. pavarësisht arritjeve sezonale me galaktikët. Trajneri italian është i preferuari i presidentit të Federatës së Futbollit të Brazilit, i cili është ende në kërkim të një zëvendësuesi për ish trajnerin e ‘Seleçaos’, Tite. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!