Klasikja në prag, Vllaznia solidarizim me vendet e prekura nga tërmeti

Për javën e 21-të, Tirana-Vllaznia klasikja e futbollit shqiptar është programuar të luhet të dielën në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Përpos rëndësisë së takimit, klubi kuqeblu shtyrë nga fatkeqësia e tërmetit shkatërrues që preku Turqinë dhe Sirinë ditë më parë, ka dalë me një solidarizim të veçantë.

Klubi shkruan:

SOLIDARIZIM

Klubi futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, i bën thirrje gjithë tifozerisë së zjarrtë kuq e blu, që ta mbeshtëse ekipin e zemrës ne klasiken e futbollit shqiptar që do të luhet te dielën në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Meqenëse tragjedia e tërmetit ne zonat ndërmjet Turqisë dhe Sirisë ka prekur thellë zemrat e gjithësecilit prej nesh, ka vendosur që të gjithë të ardhurat që do të vijnë nga organizimi i ndeshjes me Tiranën do të shkojnë si kontribut për ndihma për tërmetin .

Lutjet tona shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie dhe shpresojmë në rikuperimin sa me të shpejtë të të dëmtuarve.

Eja dhe ti për të mbështetur skuadrën e zemrës dhe për të kontribuar sadopak në këtë tragjedi të jashtzakonshme njerëzore!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!