Tirana mund Tërbunin, Laçi- Dinamo në…Pezë

Padyshim që ndeshja e ditës së premte për javën e 16 Abissnet Superiore mes Laçit dhe Tiranës pritet me mjaft interes.
Të dyja skuadrat pavarësisht luhatjeve gjithnjë kanë prodhuar lojë e emocione. Për më tepër në fushë veç fair play-it kanë dhuruar spektakël të shoqëruar me gola .
Sot si Tirana e cila luajti paradite me Tërbunin ashtu dhe Laçi në “Internacional” (Pezë) me Dinamon (parashikuar për në 13:00), janë drejt konsolidimëve të fundit përpara se të takohen në Laç .
/Në “Selman Stërmasi’ bardheblutë fituan 2-0 me dy gola të realizuar në pjesën e dytë. /Sportiim.al