Dinamo dhe Laçi fitojnë në teste, Shkurtaj dy gola

Partizani u mund sërish në miqësore në tokën turke. Të kuqtë humbën 2-0 ndaj Sivaspor në takim të luajtur dje.
Ndërkaq sot Laçi-Kastrioti dhe Teuta-Dinamo ishin dy miqësoret e paradites. Kurbinasit shpartalluan 4-0 në Vorë, Kastriotin e Krujës duke i dërguar në dy sukseset testuese me mezanin në timon. Lajm i mirë ishte shënimi i dy golave nga Vasil Shkurtaj.
Ndërkohë në Durrës, Teuta mundet nga Dinamo me shifrat 1-2. EDhe Erzeni i Shijakut luan këto çaste në Mitrovicë (Kosovë) miqësore me Trepçia 89′