Ndali Çelsin, Nontingem e tepron në …tribuna

Nontingem Forest i rikthyer pas më shumë se dy dekadave në Premier League ndali sot Çelsin (1-1) por në tribuna jo gjithçka vajti mirë.
Një episod i shëmtuar ka ndodhur në tribunat e City Ground gjatë ndeshjes mes Notingem Forest dhe Çelsit. Tifozët e ekipit vendas në sektorë të caktuar u dëgjuan me brohoritje homofobike.
Klubi u përgjigj shpejt, duke postuar në faqen e tij në Twitter reagimin e tij institucional: “Klubi është i vetëdijshëm për raportet e thirrjeve drejtuar tifozëve të Çelsit nga një pakicë mbështetësish këtë mbrëmje dhe nuk toleron asnjë lloj sjelljeje diskriminuese ose ofenduese. Çështja do të jetë të hetuara plotësisht”.
