Çelsi ndalet nga Nontingem Forest, Franca pa një…finale

Premier League dhe Ligue 1 me atë që demostruan sportivisht në fushë duket se kanë përshëndetur tifozët e tyre në këtë ditë të parë të vitit 2023.

Në sfidat e luajtura ditën e sotme në kampionatin anglez të vlefshme për javën e 18-të, Aston Vila surprizoi Totenhemin duke e mposhtur 2-0. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë nga golat e Buendia dhe Luiz që nxjerrin disi nga kriza Aston Vilën.

Ndërkaq as Çelsi nuk mundi ta niste dot vitin mbarë pasi ndaj Notingem Forest mori vetëm një barazim në shifrat 1-1. Sterling kaloi i pari në avantazh blutë e Londrës gjatë pjesës së parë, por Aurier rikthey baraspeshën në të dytën duke i siguruar një pikë skuadrës së tij.

Në Francë luhet për xhiron e 17-të ku Klermont ka kaluar me rezultatin minimal 0-1 Lionin, ndërsa fitore morën edhe Lorient, Monako, Nantë dhe Tuluzë duke mos dhuruar surpriza.

Në mbrëmje u luajt supersfida Lens-PSG me dy skuadrat e para në klasifikim (PSG pa Mesin dhe Nejmar). Në fakt ky takim foli tërësisht për Lens i cili mundi kryesueesit në shifrat 3-1

Rezultatet:

Premier League:
Totenhem – Aston Vila 0-2
Notingem Forest – Çelsi 1-1

Ligue 1:
Anxhers – Lorient 1-2
Monako – Brest 1-0
Nantë – Okser 1-0
Tuluzë – Azhaksio 2-0
Lion – Klermont 0-1
Lens – PSG 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!