Brentford thyen Liverpulin, Marseja ia del ndaj Montpelje

Pas dy fitoresh radhazi në Premier League Liverpul ka “stonuar” në ndeshjen e parë të 2023 përballë ‘Bletës’ Brentford duke u mposhtur në shifrat 3-1.
Një ndeshje mjaft e dobët për djemtë e Klop që nisi me autogolin e Konate dhe vijoi edhe me dy gola të tjerë të pësuar e dy të tjerë të anuluar për vendasit.
Të vetmin gol për “Reds” e realizoi Çambërlejn por kjo nuk mjaftoi që Liverpul të dilte me pikë nga sfida e javës së 18-të.
Sakaq, Brentford me këtë fitore historike ndaj Liverpul (pas afro një shekulli mungese) fiton pozicione në renditje duke u ngjitur i shtati me 26 pikë.
Në Francë për ditën e sotme ishin në program 4 sfida të xhiros së 17-të të Ligue 1. Me rezultatin 2-3 u mbyll përballja e luftuar mes Strasburg dhe Trojes, ndërsa Lilë – Reims nuk përcaktoi fitues.
Marsejë e mbylli në shifrat 1-2 ndeshjen ndaj Montpelje por edhe me 1 karton të kuq për Tavares. Në mbrëmje Renë – Nicë u mbyll 2-1.
Rezultatet:
Premier League:
Brentford – Liverpul 3-1
Ligue 1:
Strasburg – Trojes 2-3
Lilë – Reims 1-1
Montpelje – Marsejë 1-2
Renë – Nicë 2-1 /Sara Gjidiaj